Pochettino emërohet trajner i ri i SHBA-ve

by Nexhat

Siç raporton mediumi britanik “The Athletic”, Mauricio Pochettino do t’i kthehet punës si trajner.

Sipas këtij mediumi, trajneri argjentinas do të emërohet selektor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

banner

Në ditët e fundit, ish-trajneri i Tottenhamit, Paris Saint-Germainit e Chelseat shihej si pasardhës i Gregg Berhalter, i cili ishte shkarkuar pas paraqitjeve të zbehta në Copa America në shtëpi.

Edhe pse eksperiencat e tij të fundit në bankinë nuk ishin dhe aq të kënaqshme dhe pasi disa muaj më parë i dha fund eksperiencës së komplikuar tek Chelsea, Pochettino vazhdon ta ketë një reputacion të lartë në futbollin modern

Ai si trajner e ka arritur një finale të Ligës së Kampionëve me Tottenhamin dhe e ka fituar titullin e kampionit, Kupën dhe Superkupën e Francës me Paris Saint-Germainin.

Pochettino synon ta ketë një përvojë të suksesshme me SHBA-të duke nisur nga Botërori 2026, i cili do të mbahet pikërisht në këtë vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy