Fjalët magjike për momentin mbesin një premtim për një të ardhme që e zbusin ndjenjën e shkatërrimit psikofizik të AS Romes : «Nuk humbem, nuk jam penduar, jam këtu, jam këtu për ju, Unë jam vetëm këtu, unë po ju them se jam këtu”.
Sapo kishte përfunduar finalja, me dënimin e marrë nga penalltitë, kur José Mourinho e mblodhi stafin dhe ekipin para pankinës. Bërtisni, bëni gjeste, u thoshte atyre. Ai duhet të shprehë zhgënjimin e tij dhe mbi të gjitha ndjen nevojën për të qetësuar lojtarët e shtangur nga tronditja. Babi nuk ju lë vetëm. Këtë ai ua kishte thënë kapitenëve, Pellegrini dhe Mancini, përpara ndeshjes. Ishin ata, me sa duket delegatë nga ekipi, që kishin kërkuar një takim për të biseduar për projektet. Mourinho u përgjigj pa vonesë: “Mos u shqetësoni, unë qëndroj te Roma”. Dhe është fraza që donin të dëgjonin 25 mijë tifozët që mbërritën në Budapest, 60 mijë të Olimpico-s, tifozët e Romës nga e gjithë bota. Kushdo që arrin të luajë një finale dhe për më tepër “shkrihet vetëm në ujin e ftohtë” të goditjeve të penalltisë, ka detyrimin të brendësojë humbjen dhe më pas ta përdorë si shtysë për sfidat e mëpasshme.
Koordinimi me klubin
Natyrisht, Mourinho shfaq një qëllim ideal. Po ashtu edhe kontraktuale, duke qenë se ka nënshkruar deri në vitin 2014. Nuk ka oferta të tjera dhe as nuk do t’i kërkojë. Pjesa tjetër varet nga Friedkins, të cilët do të duhet të vendosin nëse dhe kur do ta takojnë atë. Dhe ata do të vlerësojnë nëse mund (ose duan) ta kënaqin atë duke ndjekur arsyetimin e tij: “për të konkurruar ka nevojë për lojtarë më të fortë, investime më të synuara edhe pa çmendurina”. Dhe pastaj skema e organizimit duhet të plotësohet. Mourinho do të donte një figurë në krah të tij që mund ta mbështesë atë, duke e lënë linjën politike të klubit jashtë. Një personazh si Maldini apo Javier Zanetti. Ose më thjesht Totti, i cili në Budapest shkoi vetëm si tifoz me partneren e tij Noemi. Është vërtet e çuditshme që pas një finaleje shumë të hidhur asnjë ekzekutiv nuk doli para kamerave për të dërguar një mesazh simpatie emocionale për pakënaqësinë e njerëzve. Dhe të ekipit.
Tronditja në dhomat e zhveshjes
Në dhomat e zhveshjes, një natë tjetër, të gjithë ishin të habitur: Paulo Dybala u largua nga Puskas Arena me dhimbje në kyçin e këmbës, të cilen e kishte trajtuar pë të hequr dhimbjet për një orë sa për të luajtur dhe me sytë ende të fryrë nga lotët që rridhnin, që i pa mbarë bota. Ishte tashmë 1.45, ishte tashmë një ditë tjetër. Pastaj vjen Smalling që dukej si një sfinks, gjuajtësitë e penalltive Mancini dhe Ibañez që donin të fshiheshin shpejt nga flashet dhe celularët, Pellegrini që nuk gjente forcë për të shprehur me fjalë hutimin dhe zhgënjimin e tij.
Mourinho, shfaqja e tij kundër arbitrit Taylor
Pak a shumë në ato minuta, teksa priste të hipte në autobusin e Romës, Mourinhos i ka rënë në sy grupi i arbitrave që po afrohej për t’u transportuar me një furgon të bardhë në hotel. Pasi përshëndeti emëruesin, Roberto Rosetti, me një përqafim, ai e sulmoi referin Taylor në tre gjuhë të ndryshme: anglisht, spanjisht, italisht. E kuptoi që gazetarët po e shikonin por nuk i interesonte ose ndoshta po, kush e di. Ai duhej të largonte zemërimin e tij krenar. Dhe tani ai pret mbështetje nga klubi, me ose pa Tiago Pinto i cili ndërkohë ka nënshkruar tashmë me mesfushorin Aouar në transfertë të lirë dhe ka në dorë mbrojtësin qendror N’Dicka. Ato janë dy pjesët e para të rilindjes. Por që për Mourinhon nuk mjaftojnë.(Burimi: Corriere dello Sport)