Kahn shpërthen pas barazimit me PSG-së: Një grabitje para syve të Evropës

by Nexhat

Legjenda e Bayernit, Oliver Kahn, ka reaguar ashpër pas polemikave në barazimin 1:1 ndaj PSG, në Ligën e Kampionëve, duke kritikuar hapur vendimet e arbitrimit.

Ish-portieri gjerman e cilësoi ndeshjen si një nga netët më të errëta të futbollit europian, duke pretenduar se tri vendime të qarta u injoruan nga arbitri.

banner

“Kam qenë në këtë sport për dekada, si lojtar, kapiten dhe drejtues klubi, por kurrë nuk kam parë tri vendime kaq të qarta të injorohen në një ndeshje të vetme të Champions League. Nuk ishte futboll, ishte një grabitje para syve të të gjithëve”, deklaroi Kahn.

Ai u ndal veçanërisht te rasti i Nuno Mendes, duke argumentuar se mbrojtësi i PSG-së duhej të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë për prekje me dorë.

“Topi vjen dhe krahu i tij është qartë i hapur. Mund të diskutojmë për qëllimin, por interpretimi modern është pozicioni dhe ndikimi. Duhej të ishte karton i dytë i verdhë, pa diskutim”, shtoi ai.

Deklaratat e Kahnit kanë ndezur debat të madh në rrjetet sociale dhe mediat sportive evropiane, ndërsa tifozët bavarezë vazhdojnë të shprehin zemërimin për arbitrimin e ndeshjes

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy