Omar një djal i ri ndau në Twitter një tregim me Lionel Messi.
Omar (Në Twitter) : “Takova Messin në një restorant në Miami. Unë kisha veshur një fanellë të Real Madridit. Thashë me vete, nuk mund ta lejoj këtë moment të kalojë . Do të bëj një foto me të, por kisha frikë se mos refuzonte sepse kisha veshur fanellën e Real Madridit. Iu afrova dhe qëndrova duke e parë me turp. Pastaj më tha: “Çfarë nuk shkon? Do një foto? Unë i thashë atij po. Ai më tha: ‘S’ka gjë. Pse je i turpshëm? ‘I thashë atij, ”Sepse kam veshur një fanellë të Real Madridit. ”Ai më tha, ”Kam edhe disa fanella të Real Madridit. Dikur shkëmbehesha me lojtarët. Edhe nëse më urren, unë do të bëj një foto me ty ” dhe bëra një foto me të dhe ika. Reagimi i tij më tronditi dhe më bëri të kuptoj se shtypi është ai që krijon urrejtje mes lojtarëve dhe skuadrave, por realiteti është diçka tjetër “