Carlo Ancelotti i ka dhënë komplimentin e fundit ish- yllit të Real Madridit, Toni Kroos, përpara ndeshjes hapëse për mbrojtjen e titullit të La Ligës.
Mesfusha e Los Blancos do të jetë pa yllin gjerman për herë të parë që nga viti 2014 pas vendimit të tij për t’u tërhequr këtë verë nga futbolli
Kroos nuk pranoi vazhdimin e kontratës me Real Madridin, për të qëndruar edhe në sezonin 2024/25 dhe u largua pas Euro 2024.
“Zëvendësimi i Toni Kroos është i pamundur, ne nuk kërkojmë zëvendësim. Do të na mungojë gjithmonë. Nuk ka njeri si ai. Nuk është keq të kërkosh gjëra të reja. Është e mirë për përqendrim”, deklaroi Kroos.
Kroos u largua nga Real Madrid me katër tituj të La Ligës dhe pesë Liga të Kampionëve plus një tjetër nga koha e tij në Bayern Munich.