Sheshi i Prishtinës që pritet të kushtojë mbi 18 milionë euro, detaje nga dosja e tenderit

by Nexhat

Komuna e Prishtinës ka nisur procedurat për ndërtimin e sheshit ‘Xhorxh Bush’ pranë Katedrales, që do të zgjatet deri te Sheshi ‘Zahir Pajaziti’. Sipas të dhënave nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), kostoja e këtij projekti pritet të arrijë në 18 milionë e 400 mijë euro.

Lajmin për fillimin e këtyre procedurave dhe përfshirjen e transformimit të Sheshit ‘Zahir Pajaziti’ e bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, më 16 gusht 2024. Në një postim në rrjetin social Facebook, ai deklaroi: “Projekti i reviduar përfshin edhe transformimin e Sheshit Zahir Pajaziti dhe të hapësirave përreth”.

Derisa, në një konferencë të mëparshme më 07. 06. 2024, Rama kishte njoftuar se për realizimin e projektit për sheshin ‘Xhorxh Bush’ do të synohet përfshirja e sektorit privat, si një investim i ngjashëm me atë për Parkingun Nëntokësor brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës. Kjo është për shkak të buxhetit të limituar të komunës për investime kapitale, që për vitin 2024 është 40 milionë euro.

Ndërkohë, rruga ‘Xhorxh Bush’ ishte mbyllur për herë të parë në nëntor të vitit 2022 për festat e fundvitit dhe më pas u hap më 13 janar 2023 vetëm për autobusë, taksi dhe makina emergjente. Më pas, rruga u mbyll plotësisht për të nisur punimet për shndërrimin e saj në shesh, por këto punime u stagnuan për shkak të mungesës së një projekti të qartë dhe nisjes së procedurave të prokurimit.

 Detaje nga dosja e tenderit

Sipas të dhënave në dosjen e tenderit, afati për pëfundim të punimeve për këtë projekt është minimum 360 ditë apo maksimum deri në 540 ditë.

Tutje,  theksohet se Operatori ekonomik duhet të ofroj dëshmi se qarkullimi vjetor gjatë tri viteve të fundit para publikimit të Njoftimit për Kontratë është minimum 36 milionë Euro.

Po ashtu, operatori ekonomik duhet të ketë minimum 100 punëtorë teknik të punësuar me kontrata të rregullta të punës apo me marrëveshje për angazhim. 

Punime në këtë shesh do jenë kryesisht me pllaka guri.

Kriter për dhënie te kontratës janë ofertuesi me cmimin më të ulët, garancia e punimeve minimum 5 vite, maksimum 10 vite si dhe plani dinamik i punimeve, minimum 360 ditë, maximum 540 ditë.

Si nisi projekti për shndërrim të rrugës në shesh

Krijimi i një sheshi të Katedralja ka qenë pjesë e programit qeverisës të Përparim Ramës i cili ka deklaruar disa herë se kjo zgjatje është vetëm pjesa e parë, pasi plani është që sheshi të zgjatet në fazën e dytë deri të Posta e Madhe që më pas lidhet edhe me Xhaminë në Dardani e cila është në ndërtim, derisa gradualisht të vazhdojë deri tek rrethi me flamur në ‘Ulpianë’.

E gjitha kjo në emër të ‘kthimit të hapësirë publike për qytetarët’.

Plan ky që është kritikuar nga qyetarët për shkak të tollovisë në trafik që ka shkaktuar mbyllja e rrugës kryesore në qendër të qytetit, duke mos ofruar mundësi alternative.

Gjendja me tollovinë në trafik kishte nxitur madje edhe organizmin e një proteste me dhjetra qytetarë në janar 2024 ku u bë thirrje për hapje të kësaj rrugë për qarkullim.

Gati dy vite pasi kjo rrugë u mbyll për tu shndërraur në shesh, në këtë pjesë janë organizuar shumë manifestime, përfshirë edhe eventet kryesore të festave të fundvitit, duke bërë që edhe dekorimet të kenë fokus këtë zonë.

Por, krijimi i sheshit te Katedralja është përmendur edhe gjatë qeverisjes së ish kryetarit, Shpend Ahmeti, projekt ky si pjesë e planit të mobilitetit për Prishtinën.

Plani i mobilitetit i punuar nga Mott MacDonald në vitin 2019 është plan 12 vjecar që përfshinë disa reforma në infrastrukturën e qytetit, përfshirë shtigjet e ciklizmit, shtrimin e rrugëve të reja, reformim të transportit publik, përfshirë pritoret etj.

Komuna në baza vjetore alokon buxhet të vecantë për implementim të këtij plani i cili përfshinë punime të ndryshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy