“Amerikë, të dhashë zemrën dhe shpirtin tim”: Nuk munguan as lotët teksa Biden u shfaq në skenë, në mbrëmjen e parë të Kuvendit të Demokratëve

by Nexhat

Nuk ishte fjalimi që do të donte të mbante Joe Biden. Të paktën jo këtë vit, në këto rrethana.

Por nëse dikush e di se sa shpejt mund të ndryshojë fati, është ky president – jeta personale dhe profesionale e të cilit është dëmtuar nga tragjedia dhe fatkeqësitë, shkruajnë mediat e huaja

banner

Duke folur në një sallë të mbushur plot në Çikago në natën e parë të Konventës Kombëtare Demokratike, Biden ofroi një mbrojtje të plotë të presidencës së tij – duke prekur shumë nga temat për të cilat ai bëri fushatë në vitin 2020 dhe përsëri këtë vit përpara se të braktiste garën zgjedhore në mes të korrikut, disa javë pas një ecurie jo të mirë debati

“Si shumë prej jush, unë i dhashë zemrën dhe shpirtin tim këtij kombi”, tha ai, në fund të një fjalimi gati njëorësh të shoqëruar nga thirrjet e zhurmshme “Faleminderit, Joe”.

Zoti Biden doli në skenë pasi u prezantua nga vajza e tij Ashley dhe gruaja e tij, Jill, e cila i tha audiencës se “e pa atë duke gërmuar thellë në shpirtin e tij” kur ai vendosi të largohej nga gara presidenciale.

Pasi përqafoi Ashley-n, ai filloi të fshinte lotët.

Presidenti preku zemrën e tij dhe qëndroi pak më drejt në foltore, duke ndezur një buzëqeshje ndërsa turma vazhdonte të brohoriste.

Pastaj ai kaloi kohë duke lavdëruar zëvendëspresidenten e tij – gruan që ai shpreson se do ta pasojë atë në Shtëpinë e Bardhë.

“Përzgjedhja e Kamala (Harris) ishte vendimi i parë që mora kur u bëra kandidati ynë dhe është vendimi më i mirë që kam marrë gjatë gjithë karrierës sime”, tha ai. “Ajo është e fortë, me përvojë dhe ka integritet të madh”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy