Stano: Qendrimi i BE shumë i qartë, të veprohet në mënyrë të koordinuar përmes dialogut në Bruksel

by engel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka folur edhe sot për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, duke theksuar se BE e ka bërë të qartë që kjo të ndodhë përmes dialogut në Bruksel.

I pyetur se çfarë nëse Ura e Ibrit hapet para një takimi në Bruksel, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano deklaroi se nuk mund të spekulojnë e të bëjnë skenare me “nëse”, por që siç tha ai po angazhohen për të shmangur hapat e pakoordinuar që mund të kenë ndikim negativ jo në komunitetet e prekura atje, por edhe mbi Qeverinë e Kosovës.

banner

“Në të tilla raste ne preferojmë të mos spekulojmë mbi skenarët se “çfarë nëse” dhe po angazhohemi me partnerë si në Kosovë ashtu edhe në komunitetin ndërkombëtar për të shmangur çdo hap të njëanshëm të pakoordinuar që mund të ketë ndikim dhe pasoja më negative jo vetëm në komunitetet e prekura por edhe mbi Qeverinë e Kosovës”.

“Pra, qëndrimi i BE-së është shumë i qartë. Nuk ka një datë që do të mund ta thoja tani për takim në Brujsel, por qëndrimi i BE-së dhe i të gjithë partnerëve të tjerë të Bashkimit Evropian është shumë i qartë kur bëhet fjalë për mënyrën se si të trajtohet çështja e rihapjes së urës, dhe kjo po diskutohet me Prishtinën dhe me partnerët ndërkombëtarë”, përfundoi Stano në konferencën për media.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy