Ramadani sfidon Inter: Nuk shkojmë në “San Siro” për xhiro, duam rezultat pozitiv

by Nexhat

Ylber Ramadani, mesfushori kuqezi, e nisi sezonin e ri sërish si titullar me fanellën e Lecce, por për fat të keq, ekipi i tij pësoi një humbje të rëndë 4-0 në shtëpi përballë Atalanta-s. Në një intervistë për mediat italiane, Ramadani shpreh keqardhjen për atë humbje pasi e kishin përgatitur ndryshe sfidën e parë në Serie A

“Ne e kishim përgatitur ndeshjen për të fituar. Në 30 minutat e para ishim shumë intensiv, por më pas pësuan 2 gola brenda pjesës së parë. Pas këtij momenti ekipi humbi ekuilibrat”, u shpreh Ramdani duke u ndalur më pas te sfida e radhës në Serie A, transfertën kundër Inter, një ndeshje shumë e vështirë duke pasur parasysh që zikaltërit do të kërkojnë fitoren pas blofit kundër Geona-s

banner

“Ata janë kampionët në fuqi, janë një skuadër e fortë, por ne nuk shkojmë në “San Siro” për xhiro, do të përpiqemi të arrijmë një rezultat të mirë”, theksoi Ramadani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy