Më herët sot, Donald Trump mbajti mitingun e tij të parë në hapësirë të hapur që nga përpjekja për atentat ndaj tij në Pensilvani më 13 korrik.
Kandidati republikan për president u mbrojt në ngjarjen e Asheboro, Karolina e Veriut, nga një ekran prej qelqi anti-plumb, i vendosur rreth podiumit si një masë sigurie në përgjigje të sulmit të korrikut.
Ai u prezantua nga kandidati për zëvendës president, JD Vance, i cili tha se Trump kishte hequr dorë nga një jetë me “gjithçka që mund të dëshiroje” për të kandiduar për president.
“Ata nuk mundën ta mposhtnin në kutinë e votimit, kështu që provuan ta falimentonin. Ata dështuan, kështu që provuan ta shkarkonin,” tha Vance. “Ata dështuan edhe në këtë, kështu që provuan ta fusnin në burg. Dhe madje provuan ta vrisnin… Donald Trump ende qëndron.
Trump eci disa metra nga prapaskena drejt podiumit, asnjëra prej të cilave nuk ishte e mbrojtur nga qelqi anti-plumb.
“Thjesht doja të falënderoja JD… Duke bërë një punë fantastike,” tha Trump, ka raportuar BBC, transmeton Informim.net