Kosova U18 mposhtet nga Egjipti, nesër e luan ndeshjen e fundit në Botëror

by Nexhat

Hendbollistet e Kosovës U18 janë mposhtur nga Egjipti në kuadër të garës për plasman (21-24) në Kampionatin Botëror në Chuzhou të Kinës.

Të enjten herët në mëngjes, Kosova U18 pësoi me rezultat 29:22. Dallimi u bë në pjesën e parë të cilën Egjipti e fitoi 14:8

banner

Më efikasja te Kosova ishte Arjeta Imeraj me shtatë gola. Gjashtë i shënoi Diona Dreshaj, ndërsa me tri gola takimin e përfundoi Orgesa Gola.
Pas dy fazave grupore, vajzat tona po garojnë për plasman nga pozitat prej 21 deri në pozitën e 24-t

Të premten herët në mëngjes Kosova U18 luan ndaj Nigerisë për vendin e 23-të.

Ndërkohë për vendin e 21-të luajnë Taipei Kinez dhe Egjipti.

Ndeshja e nesërme me Nigerinë është e fundit për Kosovën në Botërorin në Kinë.

Të kujtojmë që për herë të parë një Kombëtare e Kosovës në konkurrencë të sportisteve në sportet ekipore është kualifikuar dhe po paraqitet në Kampionat Botëror. Photos by IHF

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy