Një studim i ri zbuloi të mërkurën se forma e trurit mund të ketë një ndikim të konsiderueshëm në ndjenjën, sjelljen dhe transmetimin e sinjaleve të komunikimit në trup, duke sfiduar nocionin e mëparshëm se mendimet dhe aktivitetet tona mendore janë për shkak të miliarda neuroneve të ndërlidhura, raportoi NBC News.
Studimi i cili u botua në revistën Nature, e përfundoi studimin duke ekzaminuar skanimet MRI të trurit të 255 njerëzve. Pjesëmarrësve të studimit iu kërkua gjithashtu të kryenin detyra të tilla si trokitja e gishtave ose kujtimi i një sekuence imazhesh. Kjo është mënyra se si studiuesit mblodhën informacione për 10,000 harta të ndryshme të trurit të mbledhura nga më shumë se 1,000 eksperimente në mbarë botën, për të përcaktuar lidhjen e formës së trurit me funksionin e tij.
Në hapin tjetër, me ndihmën e një modeli kompjuterik në të cilin madhësia e trurit mund të kontribuojë në aktivitetin elektrik të trurit, studiuesit e krahasuan atë model me një model para-ekzistues të aktivitetit të trurit të lidhur me të kuptuarit e lidhjes së neuroneve si drejtues të funksionit të trurit. Autori kryesor i studimit, James Pang, një studiues në Universitetin Monash në Australi, tha: ‘Madhësia dhe forma e pellgut ndihmon në përcaktimin e natyrës së këtyre valëve. Gjeometria është mjaft e rëndësishme sepse drejton pamjen e valës, e cila nga ana tjetër lidhet me modelet e aktivitetit që shihni kur njerëzit kryejnë detyra të ndryshme”.