65
Clement Lenglet ka kaluar dy sezonet e fundit në huazim, larg Barcelonës.
Fillimisht ishte pjesë e Tottenham Hotspurit, pastaj edhe e Aston Villës sezonin e kaluar.
Sërish, mbrojtësi francez do të marrë rrugën larg Barcelonës, por kësaj here në kryeqytetin spanjoll.
Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Clement Lenglet do t’i bashkohet Atletico Madridit si huazim
Por, para se të ndodhë kjo, ai do të nënshkruajë kontratën e re, deri më 2027 me klubin blaugranas.
Lenglet gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Sevillën në LaLiga.