Lumir Abdixhiku me akuza të rënda ndaj qeverisë Kurti, tema Trepça

by engel

Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së ka reaguar sot me një postim në facebook për të dal në mbështetje të minatorëve të Trepçes dhe për të kritikuar qeverinë e Kosovës për mënyrën se si janë duke qeverisur.

Ai kritikon qeverinë duke thënë se e kanë keqkuptuar shtetin, rolet dhe përgjegjësitë për të drejtuar shtetin e mbi të gjitha edhe sjelljen që do të duhej të kishte një drejtues i shtetit.

banner

Duke ju referuar sjelljes së ministrit të punëve të brendshme Xhelela Sveçla i cili gjatë një takimi me minatorët e Trepçes kishte mbjellë frikë duke u kërkuar atyre që t’i tregojnë atij se kush po vjedh në Trepçë, Abdixhiku tha se kjo është një sjellje prej kapadaie që nuk i takon një ministri.

Abdixhiku e ka akuzuar këtë qeveri se po i mbronë hajnat si Martin Berishaj dhe Nagip Krasniqi ndërsa po u bien në qafë minatorëve të shkretë të cilët kanë mbetur pa paga dhe po akuzohen padrejtësisht për dështimet në Trepçë.

Abdixhiku ja ka rikujtuar qeverisë se u bënë katër vite që po menaxhoni me Trepçen, vetë e kanë zgjedhur bordin drejtues dhe menaxhmentin e Trepçes, dhe vetë e kanë sjell Trepçen në këtë gjendje të mjerueshme.

Postimi i plotë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy