Zbulohet një kusht që Sancho t’i bashkohet Chelseat

by Nexhat

Chelsea është i interesuar të bëjë një transferim befasues të Jadon Sancho, me anglezin që nuk pëlqehet nga Erik ten Hag dhe është në listën e transferimeve nga Manchester United.

Sipas ekspertit Fabrizio Romano, Chelsea do të shkonte për sulmuesin anglez vetëm nëse Djajtë e Kuq bien dakord për një marrëveshje të pjesshme shkëmbimi

Blutë thuhet se duan t’i japin Unitedit ose Ben Chilëell ose Raheem Sterling në këmbim të Sanchos.

Gjithashtu u raportua më parë se United do të pranonte vetëm një transferim të përhershëm ose një huazim me detyrim blerje për Sanchon, por Chelsea dëshiron vetëm huazim me opsion blerje.

23-vjeçari ka një pagë prej 300 mijë funtesh në javë në Old Trafford dhe ka të ngjarë të pranojë një ulje të pagës nëse do të transferohet në Stamford Bridge

Ditët e fundit të afatit kalimtar pritet të sqarojnë situatën e ish-yllit të Borussia Dortmundit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy