Sulmuesi anësor, Federico Chiesa po udhëton në Liverpool për të përfunduar një lëvizje në Anfield, pas marrëveshjes së klubit anglez me Juventusin.
Më herët gjatë ditës u raportua se Reds kishin arritur marrëveshje personale me Chiesan dhe po negocionte çmimin me Zonjën e Vjetër
Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe klubet kanë arritur marrëveshjen e transferimit
🚨🔴 BREAKING: Federico Chiesa to Liverpool, here we go! Agreement done for €13m initial fee with add-ons.
Four year contract for Chiesa as new Liverpool player, set to fly later today.
Chiesa accepted Liverpool immediately. Deal DONE.
Exclusive story confirmed. 🔐🇮🇹
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja është arritur për tarifën fillestare prej 13 milionë euro plus bonuse.
Kontrata është katërvjeçare për Chiesan si lojtar i ri i Liverpoolit dhe lojtari është nisur tashmë drejt Anglisë për të finalizuar transferimin