Fatmir Krasniqi emërohet gjyqtar mbikëqyrës i degës së Gjykatës në Dragash

by Nexhat

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se gjyqtari Fatmir Krasniqi është emëruar gjyqtar mbikëqyrës i degës së Gjykatës në Dragash.

Sipas njoftimit të KGJK-së, në takimin e 331-të është bërë përzgjedhja dhe emërimi i gjyqtarit mbikëqyrës të Gjykatës Themelore në Prizren, dega në Dragash

“Sipas rekomandimit të komisionit vlerësues për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, zgjodhën gjyqtarin Fatmir Krasniqi, gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, mandati i së cilit fillon nga data 1 shtator 2024”, thuhet në njoftim.

Gjykata Themelore në Prizren si gjykatë e shkallës së parë, funksionon me dy degë, një në Suharekë dhe një në Dragash

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy