Shala: Tri vjet për të raportuar rastin me Zejnullah Gashin, ndërsa e dekretoi në kohë rekord – Haxhiu e ka obligim ta shpjegojë

by Nexhat

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin Tempus në T7, deklaroi se ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka obligim të shpjegojë pse ka pritur tri vjet për të raportuar rastin me Zejnullah Gashin, ndërsa më pas e ka dekretuar atë në kohë rekord.

Shala tha se, ndër paqartësitë e shumta, problematika e parë lidhet me momentin e raportimit të këtij rasti.

banner

“Qysh është e mundur që një ministre e Drejtësisë, e cila është edhe juriste, të presë mbi tri vjet për të raportuar në media një rast, duke pretenduar se prokurorët kanë ardhur për të bërë pazar për raste të caktuara?”, tha Shala.

Më tej, ai tha se mbetet e paqartë për publikun se si ka vepruar Haxhiu pas pretendimeve të saj.

“Zonja Haxhiu ka pretenduar në një emision publik se prokurorët kanë ardhur për të bërë pazar dhe ka dhënë deklaratë për këtë çështje në organet kompetente. Ndërkaq, ne si publik, objektivisht kemi pritur të shohim se çfarë do të bënte ajo me këtë rast. A do ta dekretonte një kandidat për të cilin më herët kishte raportuar se i kishte shkuar në zyrë dhe kishte tentuar të bënte pazar?”, tha Shala.

Po ashtu, Shala deklaroi se Haxhiu e ka për obligim t’u japë përgjigje qytetarëve se çfarë ka ndodhur në këtë rast dhe si është trajtuar ai.

“Në gjithë këtë situatë, të paktën e ka obligim para qytetarëve të Republikës së Kosovës të japë një përgjigje se çfarë ka ndodhur në këtë situatë, pse është dekretuar dhe si është trajtuar rasti”, tha Shala

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy