Atletico Madridi nënshkroi me Julian Alvarez këtë verë, duke paguar një tarifë fikse prej 75 milionë euro plus 20 milionë euro të tjera shtesë.
Megjithatë, argjentinasi nuk ka shënuar në tri ndeshjet e tij të para për Atletin. Sulmuesi humbi disa mundësi të shkëlqyera teksa bardhekuqtë u ndalën në barazim pa gola në shtëpi kundër Espanyolit të sapo promovuar
Duket se Alvarez e ka nisur karrierën e tij në Atletico me vështirësi për të shënuar, ndonëse këtë e bëri pa mundim te Manchester City
Kundër Espanyolit, trajneri i Atletit, Diego Simeone, e largoi atë në pjesën e parë.
Pas ndeshjes, Simeone i kërkoi Alvarezit dhe të tjerëve të përmirësonin përfundimin e tyre.
“Skuadra krijoi raste me lojë të mirë gjatë 30 minutave të para, duke detyruar një mbrojtje shumë të organizuar. Kishim katër ose pesë raste të pastra për të shënuar”, deklaroi strategu i Los Cholchoneros.
“Ishte një ndeshje në të cilën unë do të fokusohem në pozitive. Duhet të përmirësojmë shfrytëzimin e rasteve sepse futbolli është më i qartë çdo ditë”, shtoi trajneri argjentinas