Vladi shënon gol, Rashica dhe Muçi protagonistë te Besiktasi – turqit futet në fazën e grupeve të Ligës së Evropës

by Nexhat

Besiktasi triumfoi mbrëmjen e sotme me rezultatin 5-1 në duelin e kthimit ndaj Luganos, duke siguruar kualifikimin në grupet e Ligës së Evropës.  

Protagonistë në këtë përballje u shndërruar edhe Milot Rashica dhe Ernest Muçi, pasi të dy asistuan

Rashica u aktivizua titullar, teksa në minutën e 70-të, asistoi për golin e tretë të shënuar nga Rafa Silva.  

Ndërsa Muçi e nisi sfidën nga stoli duke u aktivizuar në minutën e 66-të, duke treguar për pak minuta vlerat e tij. 

Talenti shqiptar mundi të linte gjurmë në këtë duel, teksa në minutën e 92-të, “flirtoi” me golin, teksa gjuajtja e tij në hyrje të zonës, u ndal nga portieri kundërshtar dhe u shndërrua në asist për Salih Ucan i cili vulosi shifrat në 5-1. 

Golin e vetëm për Luganon e shënoi sulmuesi shqiptar Shkëlqim Vladi. 

https://twitter.com/i/status/1829237580895781345

Nga minuta  e  parë te zviceranët luajtën edhe Amir Shaipi dhe Uran Bislimi. 

Ndeshjen e parë Besiktas e kishte barazuar me rezultat 3-3

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy