Sancho i thotë ‘po’ transferimit te Chelsea

by Nexhat

Sulmuesi anësor i Manchester Unitedit, Jadon Sancho thuhet se ka pranuar një transferim te rivali i tyre i Ligës Premier, Chelsea.

Emri i Sanchos ka qenë njëri nga më të përfolurit në këtë afat kalimtar, pasi është lidhur me shumë klube evropiane, shkaku që nuk është pjesë e planeve të trajneri Erik ten Hag

Megjithatë, sagës së tij si duket po i vjen fundi dhe Sancho pritet të largohet nga Old Trafford, por jo edhe nga Liga Premier.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Sancho është i etur për t’u bashkuar me Chelsea dhe lëvizja është aktualisht në vazhdim

“Jadon Sancho i jep dritën jeshile lëvizjes së Chelseat, ai është i etur për t’iu bashkuar projektit të Chelseat”.

“Bisedimet po zhvillohen midis Chelsea dhe Man United, marrëveshja është në fuqi”, ka shkruar Romano

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy