Malisheva ka marr fitoren e dytë me radhë, duke mposhtur Ballkanin me rezultat 3-2 në kuadër të javës së katërt.
Vendasit e nisën shumë mirë takimin, duke rrezikuar të parët ku e shënuan edhe golin
Një harkim në zonë gjeti kokën e Arbër Prekazit i cili shënoi për 1-0 duke i dhënë epërsinë Malishevës.
Por në minutën e 28-të u barazuan shifrat, me Sunday Adetunji që shënoi pas asistimit të Queven Inacios për 1-1.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë Etnik Brruti u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Kur pritej një dominim i Ballkanit në pjesën e dytë, ndodhi e kundërta.
Malisheva kaloi në epërsi prej 2-1 me Drilon Hazrollajn që shënoi golin në minutën e 61-të.
Por me kaq vendasit nuk u ndalën, ku Fatjon Bunjaku shënoi gol nga afërsia në minutën e 73-të për 3-1, duke i dhënë një goditje të madhe Ballkanit.
Krejt çfarë bëri kampioni në fuqi ishte një gol në minutën e 90-të me Queven Inacios për 3-2.
Pas kësaj fitoreje Malisheva ka 7 pikë, aq sa ka edhe Ballkani.