Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

by Nexhat

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen që Kosova do ta zhvillojë ndaj Rumanisë të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja Kosovë – Rumani i takon Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve dhe shihet si përballja kryesore e këtij grupi

banner

Biletat në shitje u lëshuan më 23 gusht dhe të gjitha janë shitur nëpërmjet platformës “online”, ku vetëm ato në zonën VIP 1 dhe VIP 2 janë ende .

Kosova ndaj Rumanisë ka luajtur edhe dy ndeshje. Në Prishtinë ndeshja e zhvilluar më 16 qershor të vitit të kaluar kishte përfunduar pa gola, 0-0, kurse kishte humbur në Bukuresht më 12 shtator, me rezultatin 2-0.

Të dyja ndeshjet i zhvilloi në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Në ndeshjen e kaluar mes Kosovës dhe Rumanisë, rreth 40 huliganë rumunë ishin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ata bënë thirrje turpëruese si “Kosova është Serbi” dhe u larguan me forcë nga stadiumi nga forcat e policisë.

Në anën tjetër, ndeshja në Bukuresht u ndërpre për 40 minuta shkaku i thirrjeve të tilla dhe pankratave kundër Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy