Zyrtare: Mario Mitaj, lojtar i ri i Al-Ittihad

by Nexhat

Klubi nga Superliga e Arabisë Saudite, Al-Itthad ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e mbrojtësit shqiptar, Mario Mitaj nga Lokomotiv Moska.

Mbrëmjen e djeshme (e hënë), Al-Itthad konfirmoi transferimin e dy yjeve, Steven Bergwijn nga Ajaxi dhe Danilo Pereira nga Paris Saint-Germain

banner

Megjithatë, mëngjesin e sotëm (e martë), klubi saudit vazhdoi me zyrtarizimin e transferimeve të ditës së fundit të afatit kalimtar.

I fundit i zyrtarizuar nga Al-Ittihad është mbrojtësi i majtë shqiptar, Mario Mitaj, i cili transferohet nga rusët e Lokomotiv Moskës.

https://twitter.com/i/status/1830916641682575855

“Nga Moska në Jeddah. Mario Mitaj është me Al-Ittihad”, thuhet shkurtimisht në njoftimin e klubit saudit.

Mitaj kalon te Al-Itthad si huazim njëvjeçar me pagesë prej 1.2 milion euro.

Te Al-Itthad, Mitaj do të luajë me yje të mëdha si Karim Benzema, N’Golo Kante, Fabinho, Moussa Diaby dhe Houssem Aouar.

https://twitter.com/i/status/1830908929359917340
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy