Mehmet Loci e ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë shqiptarë.
Ai tha se nuk është “i shenjtë e as i virgjër” dhe se nuk e pretendon një gjë të tillë
“Lidhja e duarve për radiator, kurë se kam apliku… E kam përjetu vetë lidhjen për radiator kur kam ra në burg në 94. Është sot shumë e vështirë të trajtohet një temë kaq e ndishme në kuptimin sociologjik dhe psikologjik të familjeve tona… E ndiej një obligim a ka mundur ndonjëherë që gërdia ime të më lëshoj. Me siguri që po, A kam qenë në kuptimin e masës represive, që është parapa me rregulloren e punës që mund të ndërmerren masat represive. Nuk jam i virgjër dhe nuk jam i shenjtë.”, tha ai, në Debat Plus të RTV Dukagjini
Ermal Panduri: A ke sjellë ndonjëherë?
Mehmet Loci: Po [ kam sjellë].