Një këmbësor është goditur dje nga vetura derisa ishte duke kaluar rrugën në Mitrovicë. Sipas raportit 24 orësh, i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME Rr. Knjaz Milloshi, Mitrovicë / 04.09.2024 – 20:40. I dyshuari kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur viktimën mashkull kosovar -këmbësor, i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë, lëndime ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.”, thuhet në raport.
Rasti duke u hetuar.