Shahini: Në 2024 jemi më të varfër, më të vjedhur dhe më të izoluar

by Nexhat

Në emisionin EURO n’T7 janë analizuar vendimet e fundit të qeverisë Kurti në rrafshin ekonomik, vendimet të cilat ekspertët i kanë vlerësuar si të pavrejtëshme.

Agim Shahini, kryetar i AKB ka thënë se këto vendime nuk pritet që të përmirësojnë jetesën e qytetarëve tanë apo t’ua lehtësojnë atë.

banner

Sipas tij askush nuk ka pritur që në vitin 2024 të kemi këtë gjendje ekonomike ku në të gjitha raportet kredibile ndëkombëtare renditemi si vendi i dytë më i varfër në Evropë.

Kjo sipas Shahinit tregon për dështimet e kësaj qeverie në rrafshin ekonomik.

“Realisht ne sot jemi edhe të varfër edhe të vjedhur edhe të izoluar. Kjo nuk është aspak e mirë për askënd në Kosovës dhe askush nuk i gëzohet kësaj. Nuk ka pritur pothuajse askush që në vitin 2024 të ballafaqohemi me këtë situatë. Vazhdojmë të jemi të varfër dhe këtë e thonë raportet ndërkombëtare të statistikave, në të cilat thuhet se Kosova ka një varfëri ekstreme, jemi shteti më i varfër në Ballkan dhe i dyti në Evropë. Në anën tjetër cdo sukses i arritur në Kosovë i atribohet vetëm bizneseve. Neve si biznese na mungon dialogu me qeverinë e vendit, dialog ky i cili do të prodhonte rritje ekonomike, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe ngritjes së pagave”, ka shtuar kreu i AKB-së, Agim Shahini.

Në anën tjetër kreu i AKB-së ka thënë se ne përvec se jemi të varfër jemi edhe te vjedhur sepse kemi raste të shumta të identfikimit të korrupsionit dhe kjo dukuri vazhdon të jetë kanceri më i madh i ekonomisë dhe shoqërisë tonë.

“Pikërisht për shkak se jemi të vjedhur jemi edhe të varfër dhe këto lidhen njëra me tjetrën. Poashtu duke qenë të izoluar dhe nënsanksione na rritet varfëria. Kosova pothaujse për dy vjet radhazi është nën sanksione ekonomike nga Bashkimi Evropian ku shumë projekte milionshe janë bllokuar. Janë tri projekte që për shkak të sanksioneve janë ndaluar dhe vlera e tyre është hic më pak se 405 milion euro”, ka pohuar tutje Shahini.

Nga këto 405 milionë, 87 prej tyre kanë qenë projekt për ngrohje qendrore në Prishtinë, 110 milionë për rritjen e kapaciteve për energji solare dhe 207 milionë euro tjera projekte infrastruktore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy