”Tri pikë të merituara” – Ylli i Shqipërisë reagon pas paraqitjes masive mbrëmë

by Nexhat

Ardian Ismajli ishte “ylli” i mbrëmjes për Shqipërinë dje.

Përveçse ishte më i miri në defanzivë, Ismajli edhe shënoi gol në fitoren prej 2-1 ndaj Ukrainës.

Pas kësaj paraqitje të jashtëzakonshme, mbrojtësi i Empolit ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

”3 pik me se te merituara, faleminderit per mbeshtjetjen”, ka shkruar Ismajli.

Ndeshjen e ardhshme, Shqipëria e luan të martën ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy