Hajdutët i shkaktuan një familjeje dëme materiale në pesë mijë euro.
Avokati Ardian Bajraktari ka treguar se rasti ka ndodhur derisa kjo familje ndodhej në një dasëm.
Megjithatë nuk ka treguar se në cilin qytet të Kosovës, është bërë vjedhja.
Në një postim në Facebook, Bajraktari ka shprehur shqetësimin për rritjen e rasteve të vjedhjeve të rënda në vend.
“Vjedhjet, sidomos ato të rënda, janë duke u shndërruar në një fenomen alarmant. Ato po ndodhin kryesisht gjatë ahengjeve familjare si dasmat”, ka shkruar ai.
Sipas tij, rastin tashmë po e trajtojnë organet përkatëse, dhe ai pret që së shpejti të zbardhet.
Bajraktari ka apeluar që familjet që organizojnë ahengje të marrin masa mbrojtëse për të minimizuar dëmet dhe për të vështirësuar veprimet e hajdutëve lokalë