Gazetari Matteo Moretto ka konfirmuar Interi dhe Juventusi ishin të interesuar për të arritur një marrëveshje me Lille për shërbimet e Jonathan David këtë verë.
Ani pse asnjëra nga to nuk arriti të sigurojë nënshkrimin me kanadezin gjatë verës, ato po planifikojnë që të dërgojnë sërish ofertat e tyre në janar.
Katër klube evropiane ishin të interesuara për të siguruar nënshkrimin me David këtë verë, duke përfshirë Napolin, Romën, Aston Villan dhe Atletico Madridin.
Sipas asaj që ka raportuar Moretto, rrethi i David po kërkonin një pagë të madhe si dhe bonuse, që mund të jetë një pjesë e arsyes pse një marrëveshje për transferimin e tij diku tjetër nuk u arrit.
Kjo bëri që Roma pastaj të arrijë marrëveshje me Gironan për Artem Dobvyk, ndërsa Napoli transferoi Romelu Lukakun nga Chelsea.
Reprezentuesit kanadez do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit 2024/2025 dhe pritet që të largohet nga Lille këtë verë.
Ai ka regjistruar një statistikë mbresëlënëse prej një goli në çdo dy ndeshje gjatë kohës së tij në Francë, ndërsa në total ka shënuar 72 gola në 148 ndeshje në ligë