ASH: Isen Shabani ndaloi punimet ilegale në kishën e Gallatës, VMRO po nxit tensione dhe destabilizim

by Nexhat

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj ngjarjeve të ditës së sotme ku disa protestues maqedonas në mënyrë të dhunshme tentuan të futen në zyrën e kryetarit të Vrapçishtit, Isen Shabanit dhe siç thonin ata të bisedojnë për kishën ortodokse të fshatit Toplicë.

Këto protesta nga ASH i quajnë të nxitura politikisht për të krijuar tensione ndëretnike dhe ndërfetare në vend nga qeverisja aktuale

banner

“Dalldisja e Qeverisë monoetnike dhe antishqiptare, për të mbjellur kryqa e kisha në çdo vendbanim, duke uzurpuar pronë publike dhe pa leje e dokumentacion të nevojshëm, është një nga format më të rrezikshme që cënojnë marëdhëniet ndëretnike dhe shkaktojnë tensione në vend”.

“Pasi Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani dhe inspektorati komunal ndaluan punimet ilegale dhe uzurpimin e tokës në afërsi të kishës së Gallatës, OBRM-PDUKM ka mobilizuar militantë nga Gostivari dhe kanë bllokuar objektin e Komunës së Vrapçishtit duke kërcënuar dhe rrezikuar edhe kryetarin e komunës.”

“A është kjo edhe një dëshmi se Mickovski dhe partnerët e tij dëshirojnë me çdo kusht skenare për destabilizim? U bejmë thirrje t’i tërheqin njerëzit nga objekti i Komunës dhe të ndalin provokimet nga persona të dyshimtë. I bëjmë thirje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të mos bëjnë rolin e spektatorit, por t’i largojnë uzurpatorët nga komuna”, thonë nga ASH

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy