Përfundon protesta e serbëve në veri për katër të rinjët e arrestuar, Elshani jep detaje

by engel

Është shpërndarë protesta e organizuar nga serbët lokal të cilët kishin filluar që nga orët e hershme të mëngjesit para stacionit të policisë në veri . Ata kanë kërkuar lirimin katër të rinjve të cilët u arrestuan nga Policia e Kosovës, pasi në gjendje të dehur kishin sulmuar dhe fyer pjesëtare e Policisë së Kosovës.

Kjo protestë është organizuar nga partia e Aleksander Aresnijeviq, për çfarë po kërkohet lirimi i katër të rinjve. Arsenijeviq bashkë me nënkryetarin e partisë së tij, Stefan Veljkoviq, janë parë duke i prirë protestës dhe duke fishkëllyer bashkë me qytetarët e mbledhur.

banner

Në protestë shihen edhe pankarta të ndryshme. Në një prej tyre shkruan “A është e shqetësuar BE-ja?”.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka deklaruar për KosovaPress se Policia e Kosovës ka marrë masat e duhura që në rast nevojë të ndërhyjë, kjo për shkak protestës që kanë mbajtur sot serbët lidhur me katër personat të cilët janë arrëstuar për sulm ndaj personave zyrtar.

Ndërsa ka thënë se arsyjea e protestës është pasi sot për të njëjtit është zhvilluar seanca gjyqësore, porse ende nuk dihet vendimi.

“Sot rreth orës 10:00 ka filliar një protestë këtu lidhur me katër personat të cilët kishim arrestuar dy netë më herët për sulm ndaj personave zyrtar. Arsyeja protestës ka qenë sepse ka qenë edhe seanca gjyqësore duke u zhvilluar, seanca ka filluar në ora 14:00, ka përfunduar. Vendimi ende nuk është marrë, ndoshta merret në këto momente, dhe Policia ka marrë masat e duhura që në rast se ka nevojë të ndërhyjë, në rast se merret vendimi për të dërguar të njëjtit në paraburgim ne të ndërhyjmë. Tash masë të njerëzve nuk ka, pra, ka gazetarë dhe familjar”, tha Elshani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy