Qytetarët e Pejës patën mundësinë të shijojnë llojllojshmëri produktesh cilësore dhe të shëndetshme vendore gjatë një eventi të organizuar në kuadër të kampanjës “Toka jonë, shija juaj”. Ky aktivitet synon të rrisë ndërgjegjësimin për konsumimin e produkteve vendore.
Kampanja është organizua nga Caritas-i Zviceran, në partneritet me shoqatat Organika, Mjedra e Kosovës dhe PePeKo.
Fjalë rasti kanë mbajtur Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri, Drejtori i Caritas-it Zviceran në Kosovë, z.Gerhard Schaumberger dhe Zëvendësdrejtori i ADA-së, në Kosovë, z.Arsim Aziri.
Organizatorët theksuan s’e qëllimi kryesor i kampanjës ishte ngritja e vetëdijes dhe inkurajimi i konsumatorëvë, që të zgjedhin produkte vendore për cilësinë dhe freskinë e tyre.
Sefedin Haxhia – ekspert i Marrëdhënieve me Publikun në Caritas-in Zviceran deklaroi s’e ky event ka për qëllim promovimin e produkteve vendore dhe të inkurajojë blerësit, që të konsumojnë këto produkte, duke theksuar s’e ato janë më të shëndetshme dhe më të shijshme.
Ne besojmë s’e duke njohur dhe duke u ndërgjegjësuar për cilësinë dhe përfitimet e produkteve vendore mund të ndikojmë pozitivisht në zgjedhjet e konsumatorëve dhe mbështesim një ekonomi të qëndrueshme në Kosovë.
Eventi u organizua në kuadër të programit EREA, i cili mbështetet financiarisht nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe Caritas-i Zviceran. Aktivitetet kanë përfshirë Face Painting (ngjyrosje e fytyrës) për fëmijë dhe të rritur, krijimin e koktejve të freskëta me përbërës nga prodhimet vendore, si dhe një sesion të vizatimit të produkteve vendore për të krijuar një ekspozitë online me shpërblime për fituesit.