Bajqinovci: A ka qëndrim LDK dhe PDK për kërkesën e Vuçiqit për kthimin në gjendjen e mëparshme të veriut?

by Merita

Deputeti i Vetëvendojses, Mefail Bajqinovci, ka shtruar pyetje ndaj PDK-së dhe LDK-së, duke ia ndërlidhur me fjalimin e djeshëm të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ku ky i fundit shpalosi disa kërkesa për Kosovën.

“A ka qëndrim LDK dhe PDK për kërkesën e Vuçiqit për kthimin në gjendjen e mëparshme të veriut?”, ka qenë pyetja e parë e tij.

banner

A ka qëndrim LDK dhe PDK për kërkesën e Vuçiqit për kthimin në gjendjen e mëparshme të veriut?

Nëse për sulmin terrorist në Banjskë, armët e kapura të terroristëve dhe gjendjen e serbëve në veri, LDK dhe PDK kanë shfaqur qëndrimet e tyre.

Çfarë qëndrimi ka opozita për kthimin e veriut në gjendjen e mëparshme, që është një nga 7 pikat e Vuçiqit?

Besoj ka nevojë për transparencë në qëndrimet politike ndaj planifikimeve të Serbisë, që tentojnë t’a cënojnë sovranitetin e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy