Iniciativa “CorrWatch”, konsorcium i organizatave të shoqërisë civile (GLPS, GAP dhe INDEP), ka shprehur shqetësim të thellë për mbyllje dhe mungesë të transparencës nga Ministria e Financave dhe Ministria e Tregtisë për proceset rekrutuese për pozita të larta.
CorrWatch ka thënë se MF dhe MINT nuk janë transparente në përzgjedhjen për pozitat e larta të drejtorit Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) në kuadër të MINT, Sekretar i Përgjithshëm në MFPT, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Qendrore e Prokurimit (AQP).