Aliu thotë se banimi i përballueshëm shkoi edhe në Komunën e Istogut

by Nexhat

Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje për banimin e përballueshëm edhe me Komunën e Istogut.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka deklaruar se marrëveshjen e nënshkroi pas komunave të Gjilanit, Podujevës, Pejës dhe Kamenicës.

banner

“Sot kemi arritur të nënshkruajmë gjithashtu marrëveshjen me komunën e Istogut”.

“Qëllimi ynë është të përmbushim një nga nevojat më urgjente të qytetarëve tanë: sigurimin e banimit të përballueshëm në të gjitha komunat”, ka thënë Aliu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy