Tahiri: Kosova s’është prioritet i SHBA-së, por duan të dëgjojnë mirë për të

by Nexhat

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Kosova nuk është prioritet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo pasi, sipas tij ka shumë probleme më të mëdha në botë, që marrin vëmendjen e Amerikës,

banner

“Ka probleme, ka pasur probleme siç dihen, por ajo që do të doja t’iu them qytetarëve të Republikës, se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ekziston një ndjeshmëri për Kosovën. Kosovën e shohin si një projekt politik të rëndësishëm, ku fal intervenimit të tyre, që ka ndihmuar në luftën tonë çlirimtare, kanë ndihmuar në krijimin e një shteti të lirë, me një demokraci të konsoliduar, të pavarur dhe jo ndërkombëtarisht”, tha Tahiri në Edicionin Special të Klan Kosova.

“Pra ndjeshmëria është jashtëzakonisht e madhe, por cili është problemi që unë mendoj që është problemi i parë. Problemi i parë ekziston me prioritet që i ka Amerika. Kosova nuk është prioriteti i ShBA-së, pasi ka probleme edhe më të mëdha. Për Kosovën kanë dëshirë që të dëgjojnë mirë, dhe të shohin zhvillim e saj të shtet ndërtimit”, deklaroi deputeti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy