Kurti takohet edhe me kryetarin e Zubin Potokut nga radhët e PDK, flasin edhe për “arritjet dhe sfidat”

by Nexhat

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat Nenad Rashiq dhe Elbert Krasniqi, kanë pritur në mëngjes pune kryetarin e komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, me nënkryetarin dhe drejtorët komunalë.

ZKM njofton se në këtë takim është diskutuar për “punën, progresin, arritjet e deritashme në njërën anë dhe në anën tjetër rreth sfidave aktuale e të trashëguara dhe mundësitë për t’i trajtuar dhe adresuar ato gjatë pjesës së mbetur të mandatit qeverisës”

Zeqiri ka thënë se është vërejtur interesimi i shtuar i qytetarëve për pjesëmarrje dhe bashkëpunim në proceset vendimmarrëse.

“Kryetari Zeqiri nënvizoi angazhimin dhe përkushtimin e tij për shërbime sa më të mira komunale dhe për gjithëpërfshirje të të gjitha komuniteteve në jetën sociale dhe institucionale. Ai theksoi se nga takimet me qytetarët është vërejtur interesim i shtuar për pjesëmarrje dhe bashkëpunim në proceset vendimmarrëse. Me qëllim rritjen e kapacitetit dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Zubin Potokut, drejtues të kësaj komune thanë se po punohet në shtimin e stafit të administratës komunale. Ata e njoftuan kryeministrin në lidhje me mbarëvajtjen e procesit të konvertimit të dokumenteve dhe pajisjes së qytetarëve me dokumente të Republikës së Kosovës, si dhe me rezultatet e deritanishme të masave të punësimit të mbështetura nga Qeveria, ndërkohë që veçuan fillimin e procesit të mbledhjes së tatimit në pronë dhe procesit të vlerësimit të pronave.”

Po ashtu ata kanë folur edhe për projektet ekzistuese dhe të reja.

“Gjatë takimit u diskutua edhe rreth projektet ekzistuese, ato që kanë përfunduar dhe që janë në proces të punës, por në të njëjtën kohë edhe për projekte të reja. Nga drejtuesit e komunës u veçua rëndësia dhe nevoja e investimeve në infrastrukturë, sidomos në fshatrat e thella të komunës, por edhe e programeve të mbështetjes dhe mirëqenies sociale. Në këtë drejtim, ata e njoftuan kryeministrin Kurti mbi përgatitjet që Zyra e Kryetarit dhe drejtoritë komunale po bëjnë për seancën e kuvendit komunal, në të cilin pritet të diskutohet dhe votohet buxheti komunal për vitin 2025, projekte investive, nga i cili do të reflektohen edhe në Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2025.”

“Kryeministri Kurti dhe ministrat e pranishëm në takim, falënderuan kryetarin Zeqiri, drejtuesit e stafin e Komunës së Zubin Potokut për angazhimin e përditshëm dhe gatishmërinë për bashkëpunimin e ngushtë me nivelin qendror, duke i ofruar njëkohësisht përkrahje në adresimin dhe realizimin e kërkesave në interes të komunës.”

Kurti sot është takuar edhe me kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy