Pas përfundimit të kimioterapisë, princesha Kate Middleton u rikthehet detyrave mbretërore

by Merita

Princesha e Uellsit është rikthyer në punë me një takim privat në Kështjellën Windsor, sipas mediave britanike.

Pallati mbretëror nuk ka publikuar asnjë fotografi të takimit apo nuk ka ndarë detaje specifike të asaj që u diskutua në mbledhjen e zhvilluar ku mori pjesë Kate.

banner

Kujtojmë se javën e kaluar u konfirmua se princesha do të fillonte të bënte disa punë në prapaskenë pas diagnostikimit të saj me kancer në fillim të vitit.

Në një video tepër personale , princesha konfirmoi se kishte përfunduar kimioterapinë dhe se fokusi i saj ishte “të qëndronte pa kancer”.

Ajo tha: “Edhe pse kam mbaruar kimioterapinë, rruga ime drejt shërimit të plotë është e gjatë dhe duhet të vazhdoj ta marr çdo ditë siç vjen. Megjithatë mezi pres të rikthehem në punë dhe të ndërmarr disa angazhime të tjera publike në muajt e ardhshëm kur të mundem”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy