28
Ka vdekur në QKUK personi i plagosur mëngjesin e sotëm në qendër të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar për “Jepi zë”, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikës Emergjente, një person i plagosur në Mitrovicë, nuk ka arritur të mbijetojë, për shkak të plagëve që ka pasur dhe gjendjes së rënduar shëndetësore”, ka thënë Fazliu për Jepi zë”.
Kujtojmë se nga personi i plagosur ishte dërguar në QKUK nga Emergjenca e Spitalit të Mitrovicës, në gjendje shumë të rëndë
Ai mori dy plagë në shpinë të cilat i dolën në gjoks.