Hill | Serbia ka shumë miq, SHBA në mesin e tyre!

by engel

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, përgjatë vizitës së komandantit të Gardës së Ohajos në Serbi, ka folur për raportin në mes të Serbisë dhe SHBA-së.

Hill ka thënë se Serbia dhe SHBA s’bien dakord për gjithçka, por se të dy palët duan të punojnë në përmirësimin e bashkëpunimit.
Siç shkruan Zëri i Amerikës, Hill ka thënë se pavarësisht se në të kaluarën ka pasur ditë kur Serbia ka qëndruar e vetme, sot nuk është më vetëm, ka shumë miq dhe se dëshiron të besojnë se SHBA është mes tyre.

banner

“Serbia nuk ka një mik më të madh se Garda Kombëtare e Ohajos”, ka thënë Hill.
Siç tha edhe ambasadori amerikan, nënshkrimi i marrëveshjes strategjike energjetike ndërmjet Serbisë dhe Amerikës është shembull se çfarë mund dhe duan të bëjnë të dy vendet në të ardhmen.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy