Bektashinjtë, reagimet, jo të gjithë flasin për “Vatikanin” e Tiranës (VIDEO)

by Nexhat

Deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama për krijimin e një shteti brenda Tiranës për Bektashinjtë po përqafohet nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane.

Udhëheqësi i këtij urdhri, Edmond Brahimaj, i njohur si Baba Monti po e konsideron si një hap vendimtar drejt mbrojtjes së traditës shekullore të Urdhrit Bektashi të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare.

banner

Nga Komuniteti Bektashian në Kosovë nuk po e thonë asnjë fjalë për këtë fenomen.

Nga teqja e bektashinjve në Gjakovë, të dielën nuk deshën ta komentojnë planin e kryeqeveritarit shqiptar. Nga ky kult fetar thanë për Klan Kosovën se pa pasur diçka më konkrete nuk do të flasin, pasi deri tani e gjitha është vetëm plan në letër.

E nga tarikati Halveti këtu në Rahovec, është pro realizimit të këtij vizioni, vetëm nëse ka benefite kombëtare.

Klan Kosova ka biseduar edhe me përfaqësues të tarikatit Rifailët, të cilët nuk pranuan të prononcoheshin para kamerës, por thanë se ishin kundër kësaj ide, pasi nuk mund të krijohet një shtet, brenda një tjetri

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy