Jo rrallë herë shohim ambulanca nëpër rrugët e Kosovës, që mbajnë targa të Serbisë.

by Nexhat

Të njëjtat fare lehtë mund të i gjesh edhe në Shtëpinë e Shëndetit në Graçanicë që funksion si spital serb.

Përdorimi i tyre shumë herë ka ngjallë mëdyshje nëse është i ligjshëm

banner

Për këtë TV Dukagjini pyeti ministrinë e Punëve të Brendshme të cilët kompetencat ia hodhën kolegëve të tyre në ministrinë e Shëndestësë e të Punëve të Jashtme.

“Lidhur me lejet e veçanta, duhet të kontaktoni Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Shëndetësisë, përndryshe marrëveshja për njohjen reciproke të targave të vetura mes dy vendeve është duke u zbatuar”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Dukagjini dërgoi pyetje edhe tek këto dy ministri.

Ministria e Punëve të Jashtme nuk e mori mundin të kthej ndonjë përgjigjeje, por ajo e shëndetësisë ia kthej më të njëjtën monedhë MPB-së, duke ia deleguar asaj kompetencat

“Qarkullimi i veturave rregullohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, prandaj lidhur me çështjen e ngritur nga ana e juaj, për përgjigje luteni që t’i drejtoheni organeve kompetente”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Për këtë paqartësi në mes vete, Dukagjini të dy institucioneve ia dërgojë përgjigjeje e njëra-tjetrës, por më nuk kthyen përgjigjeje asnjëra.

Megjithatë, në bazë të ligjeve të Kosovës, si funksionojnë ato? Ka treguar avokati, Asdren Bytyqi.

“Nuk ka asnjë ligj të veçant i cili e percakton konfiskimin e automjeteve këtë rast edhe ambulacave të cilat veprojnë në përputhje me rregullat e përgjithshme të komunikacionit në Kosovë, pra ato janë të regjistruara në një vend të huaj kanë afat të regjistrimit dhe kryejnë funksione të caktuara”, tha ai

Ligj që i ndalon nuk ka, por as që i lejon, andaj Bytyqi tregon se si veprohet në këto raste.

“Është nje rregull në të drejtën, që gjithçka çka nuk është e ndaluar është e lejuar, perderisa nuk ka ndonjë ligj të posaqshëm që parasheh, kufuzimin e tyre në komunikacion, të njejtat mund të lëvizin lirshëm”, vijoi ai.

Por përveç ambulacave me targa të Serbisë, që gjenden kryesisht në komunat që ka qytetarë me shumicë serbe, andej pari ka edhe ambulanca të cilat kanë targa të Kosovës, raporton RTVD

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy