Të shtëna masive në Alabama, 4 të vdekur dhe 18 të plagosur

by Merita

Të paktën katër persona janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur nga të shtënat masive në Birmingham, Alabama, bëri të ditur për mediat policia vendase.

“Shumë të shtëna qëlluan mbi një grup njerëzish. Oficerët gjetën trupat e dy burrave dhe një gruaje në vendngjarje, ndërsa një burrë i tretë vdiq më vonë nga plagët e plumbave në spital’, tha Policia e Birminghamit.

banner

Autorët besohet se janë afruar në vendngjarje me një automjet para se të dilnin dhe të hapnin zjarr.

Sipas Policisë të shtënat nuk ishin të rastësishme dhe mund të kenë qenë rezultat i një komploti për vrasje.

“Objektivi i synuar ishte mes të vrarëve. Nuk ishte vendndodhja, por ishte personi, kështu që kudo që të ishte ai, do të mund ta kapnin atë individ,” tha shefi i policisë lokale.

Ende asnjë i dyshuar nuk është arrestuar, ndërsa autoritetet po bëjnë presion për të gjetur sulmuesit.

Policia tha në një deklaratë se po punon me FBI-në dhe agjenci të tjera federale, duke ofruar një shpërblim prej 5000 dollarësh për informacion dhe kanë hapur një portal në internet për dërgimin e fotove dhe videove të incidentit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy