Marrëveshja për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e arritur më 27.02.2023 nga Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-ve, ndër të tjera, në nenin 7, paragrafi 2 thuhet se:
“Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”. Aty thuhet se kjo do të arrihet duke u bazuar në modele evropiane!
Linku:
Një model i till evropian mund të konsiderohet Vatikani ku ndodhet Selia Shenjtë e Kishës Katolike!
Një model i tillë pothuajse ishte i padiskutuar ndonjë herë mes palëve Kosovë – Serbi!
Kjo marrëveshje më vonë është pasuar me një marrëveshje tjetër vetëm 19 ditë më vonë!
Më datë 18 Mars 2023 në Ohër të Maqedonisë së Veriut është përgatitur një aneks marrëveshje për implementimin e marrëveshjes së parë dhe palët janë dakorduar për implementimin e sa në prani të BE-së dhe SHBA-ve, ku ndër të tjera thuhet se:
“Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet do të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri.”
Këtu bënë pjesë edhe pika që flet për statusin zyrtar të kishes ortdokse serbe në Kosovë!
Linku:
Ku është thelbi i kësaj analize?!
Papritmas, këto ditë Edi Rama doli me idenë e krijimit të një shteti Bektashjan në Shqipëri, të cilen e përmendi në intervistë me New York Times në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York.
Kjo iniciativë e Edi Ramës ka ngjallur shumë interesim në të gjithë boten por edhe ka ngjallur debat të madh edhe në botën shqiptare.
Në fakt, ajo që po ngacmon më shumë opinionin është pikërisht ngjajshmëria e propozimit të Edi Ramës dhe marrëveshja e 27 shkurtit 2023 ku thuhet se Kisha Ortodokse Serbe do të ketë status të zyrtarizuar.
Shtrohet pyetja, a është Edi Rama duke krijuar paraprakisht një prescedent i cili, kur të vjen koha për statusin zyrtar të kishës ortodokse serbe në Kosovë, serbët do ta përdorin si diçka e ngajshme me statusin zyrtar të Selisë Bektashjane në Tiranë! Duke e marrë si shmebull Selinë e Bektashinjëve në Shqipëri, ata do të thonë përse të mos krijohet edhe një shtet për komunitetin ortodoks serb në Kosovë?!