GJAKOVË/Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që u kap me një kilogram e gjysmë narkotikë

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.P.

Ai dyshohet se me qëllim të shitjes ka poseduar substanca apo preparate që janë të shpallura si narkotikë.

I dyshuari ishte udhëzuar që të ndalojë derisa po voziste mirëpo ka ikur dhe më pas është ndaluar nga Policia.

Atij i janë sekuestruar 1 kilogramë e 566 gramë narkotikë.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet B.P., me parë e gjer me dt.23.09.2024, rreth orës 21:10 në rr. Gasper Karaqi në Gjakovë, pa autorizim dhe me qellim shitje ka poseduar substanca apo  preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotik në atë mënyrë që Njësia e Trafikut përderisa ndodheshin në pikë kontroll, kanë sinjalizuar për t’u ndalur të pandehurin i cili po e drejtonte veturën VË Golf, ku i njëjti i është shmangur Njësitit të Trafikut, duke tentuar të ik përmes rrugës në drejtim të Gjakovës, policia kanë vazhduar në drejtim të tij dhe kanë arritur t’a ndalojnë, pasi që i njëjti është njoftuar për arsyen e ndaljes, është vërejtur një shqetësim tek i njëjti, për një moment ka marr dy qese të zeza dhe ka filluar të vrapoj në një distancë prej 300 metra i pandehuri ka hedhur qesen e madhe në sasi rreth 995 gr, narkotik, ndërsa qesen tjetër më të vogël në sasi prej 571 gr, ka vazhdu që  ta mbaj në dorë, pasi është arrestuar është hapur qesja dhe është vërejtur se ka lënde të dyshuar për narkotik, në peshë të përgjithshme rreth 1 kg e 566 gram narkotik, të gjitha të sekuestruar dhe me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.1 të KPRK-së.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023