“Armatimi ishte futur me automjete edhe natën e sulmit”, drejtori i Policisë jep detaje për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë

by Nexhat

Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur serb i prirë nga Milan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës, ku rreshteri Afrim Bunjaku humbi jetën.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë detaje lidhur me sulmin terrorist dhe planifikimet e grupeve kriminale që kishin operuar në veri të Kosovës

Hoxha ka theksuar se autoritetet kishin informacione mbi stërvitjet e grupeve kriminale në Serbi, të cilat ishin të përgatitura për të sulmuar institucionet e Kosovës.

“Kemi pasur informacione që grupet kriminale të kësaj natyre po stërvitën në Serbi. E dinim që ata janë në Serbi dhe po punonin me qëllim të sulmimit të institucioneve të Kosovës dhe territorit tonë”, ka deklaruar Hoxha për RTV Dukagjini.

Sipas Hoxhës, megjithëse nuk kishin informacione specifike për datën dhe kohën e sulmit, policia kishte përgatitur plane operative për të përballuar çdo përballje të mundshme.

“Kemi përgatitur planet tona operative që në qoftë se kemi sulme të tilla, të ballafaqohemi me to dhe të dalim fitimtar”, ka shtuar ai.

Ai gjithashtu ka zbuluar detaje për armatimin e sjellë në Kosovë, duke theksuar se “armatimi nuk është futur kohë më herët në Banjskë, por edhe atë natë ka pasur futje të armatimit”.

Hoxha përmendi se grupi kishte ardhur me automjete të mbushura me armë dhe se kishte përdorur rrugë ilegale për të kaluar nga territori i Serbisë në Kosovë, duke vepruar nga ora 23:00 deri në orën 2:00 të datës 23 dhe 24 shtator.

“Ata kanë ardhur me makina edhe të gjitha kanë qenë të mbushura me armatime. Ata kanë përdorur rrugë ilegale, të cilat janë shumë të thella që nuk kanë qenë të mbuluara shkak i pamundësisë të mbulimit të terrenit janë disa rrugë malore e cila rrugë është përdorur pasi automjetet e tyre kanë qenë për të përballuar terrenin e vështirë. Gjatë natës kanë kaluar nga territori i Serbisë në të Kosovës prej orës 23:00 deri nga ora 2:00, nga data 23 dhe 24 shtator”, ka deklaruar Hoxha.

Po ashtu, ai ka potencuar se ka dëshmi të pamohueshme se armët janë nxjerrë nga kazerma ushtarake e Serbisë.

Drejtori i Policisë ka thënë se forcat policore kanë arritur të eliminojnë tre terroristë dhe të arrestojnë tre të tjerë pas sulmit të armatosur në Banjskë.

Hoxha ka theksuar se, megjithëse kanë pasur më shumë të qëlluar se kaq, ai si drejtor policie nuk mund të konfirmonte asgjë derisa nuk kanë trupin e një personi të eliminuar.

“Ne kemi arritur të sigurojmë tre trupa që janë të identifikuar dhe u janë dorëzuar familjeve”, ka thënë ai.

Hoxha gjithashtu përmendi se informacione të tjera flasin për shumë më tepër të lënduar, disa prej të cilëve janë përcjellë në Serbi.

“Të qëlluar ka pasur më shumë sesa kaq, por unë si drejtor policie nuk mund të konfirmojë asgjë derisa nuk e kemi trupin e një personi të eliminuar, ne kemi arritur të sigurojmë tre trupa që janë të identifikuar dhe u janë dorëzuar familjeve, të qëlluar ka pasur më shumë se kaq pasoja e të lënduar janë përcjellë në Serbi, informacionet që kemi, ka pasur ka shumë më shumë se kaq”, ka deklaruar Hoxha.

Ai shpjegoi se nga informacionet e siguruara, ka pasur shuma më të larta që kanë bartur njerëz nga territori i Banjskës në Serbi.

“Ka pasur tërheqje në mënyrë qyqare nga territori i Banjskës dhe territori i Kosovës”, ka deklaruar Hoxha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023