Avokatët mbrojtës të akuzuarve për sulmin në Banjskë “nuk e dinë për çka akuzohen”

by Nexhat

Avokatët e të akuzuarve për sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit, pas seancës së shqyrtimit fillestar që u mbajt të mërkurën, kanë deklaruara se aktakuza dhe shkresat e lëndës për këtë rast i kanë pranuar vetëm një ditë e gjysmë para seancës, për të cilën thanë se e kanë pasur të pa mundur që të përgatiten.

Seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, në të cilën janë 45 të akuzuar, mirëpo vetëm tre janë arrestuar, është shtyrë për 9 tetor të këtij viti.

Ljubomir Pantovic, avokati i të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, ka thënë se kjo fazë është shumë e rëndësishme dhen se “ka qenë e pamundur që në kohë kaq të shkurtër, që kanë pranuar shkresat, të përgatiten dhe të diskutonin me të pandehurit e tyre”, që sipas tij, nuk e dinë se as për çfarë arsye akuzohen.

“Prokuroria speciale mbrojtjen e ka sjell në një situatë të pafavorshme, që aktakuzën që përmban 158 faqe e mijëra faqe materiale, të na e jep pothuajse vetëm një ditë e gjysmë. Kjo është fazë shumë e rëndësishme dhe thjesht nuk ishte e mundur për ne, që të përgatitemi për këtë kohën kaq të shkurtër për një çështje të rëndësishme që duhet të diskutohej sot dhe ajo që dëgjuat edhe të pandehurve, atyre që  po gjykohen atyre të cilët rrezikojnë të dënohen me dënime të larta nuk ju kanë dorëzuar aktakuzën  deri më sot, kështu që ata nuk e dinë se për çfarë akuzohen”, ka thënë ai.

Milos Delevic, avokat i të akuzuarit Vladimir Toliq, ka thënë se nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për tu konsultuar me të pandehurit.

“Ne aktakuza dhe shkresat e lëndës i kemi  pranuar pardje, nuk kemi pasur kohë të mjaftueshme për t’u konsultuar me të pandehurit tanë”, ka thënë ai.

Avokatja Jovana Fillipoviq, avokate e të akuzuarit Dushan Maksimoviq, ka thënë se gjykata ka marrë një vendim të drejtë me vendimi për shtyrje të seancës me 9 tetor të këtij viti.

“Problemi më i madhe se neve si mbrojtje që tani po rrjedh afati për të paraqitur ankesë në dëshmi dhe kërkesën hedhjen e aktakuzës dhe natyrisht nuk kemi mundur të vazhdojmë procedurë sot”, ka thënë ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023