Bërnabiq: Kurti po dëshiron të shkaktojë konflikt të armatosur

by Nexhat

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se në këtë moment nuk ekziston dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo tha se Albin Kurti dëshiron të shfrytëzojë qetësinë politike deri në formimin e institucioneve evropiane dhe zgjedhjet në ShBA “për të shkaktuar një konflikti të armatosur dhe provokim të serbëve në Kosovë”.

banner

Bërnabiq theksoi se ajo që është e re është qëndrimi i ndryshëm dhe kritik ndaj Prishtinës i aleatëve më besnikë në krahasim me atë që është parë deri më tani, ndërsa si shembull ajo thotë se është deklarata e të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, i cili tha se Kosova mund të përjashtohet nga CEFTA nëse nuk hiqet ndalimi i tranzitit të mallrave serbe.

“Unë ndaj frustrimin e popullit tonë që kjo nuk mjafton. Kurti po kap vagonin e fundit të qetësisë politike. Pas formimit të të gjitha institucioneve evropiane, mund të presim një qëndrim tjetër ndaj Prishtinës, nëse arrijmë të ruajmë paqen dhe t’u rezistojmë të gjitha provokimeve”, tha Bërnabiq për transmetuesin publik serb,

Ajo tha se seanca e rregullt e Kuvendit të Serbisë duhet të fillojë më 1 tetor dhe se një nga ligjet e rëndësishme që duhet të miratohet do të jetë “shpallja e territorit të Kosovës, territor i mbrojtjes së veçantë sociale”.

“Pres që të jetë një nga ligjet e para, si dhe themelimi i një prokurorie speciale që do të merret me shkeljet e të drejtave të njeriut në Kosovë”, tha Bërnabiq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy