Sindikata dorëzon nesër në Kuvendin e Kosovës Peticionin për Skemat Pensionale

by engel

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka folur për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimit e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Në komunikatën për media, SBASHK-u ka njoftuar se është arritur që brenda 6 ditëve të mbledhin 20 mijë 458 nënshkrime të qytetarëve nga e tërë Kosova, edhe pse sipas tyre, për nismat e tilla qytetare mjaftojnë 10 mijë nënshkrime.

“Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka thënë se duke respektuar kërkesat e punëtorëve të arsimit, por edhe të qytetarëve të tjerë, SBASHK-u kishte nisur angazhimet për të realizuar nismën legjislative nga qytetarët për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08L- 248. Kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve bashkë me veprimtarë e qytetarë, kanë arritur që brenda 6 ditëve të mbledhin 20.458 nënshkrime të qytetarëve nga e tërë Kosova, edhe pse për nismat e tilla qytetare mjaftojnë 10.000 nënshkrime”.

“Këto lista me nënshkrime në një takim solemn janë dorëzuar në selinë e SBASHK-ut dhe janë duke u bërë përgatitjet e fundit teknike dhe i tërë dokumentacioni përcjellës bashkë me nënshkrimet pritet t’i dorëzohen të hënën Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, nga bartësit e kësaj nisme qytetare në një ceremoni solemne të rastit”

“Bartësit e kësaj nisme qytetare, por edhe gjithë të nënshkruarit, besojnë se nisma do të hasë në mbështetje të shumicës së deputetëve dhe kështu do t’u rikthehet e drejta e fituar punëtorëve të arsimit për vitet e 90-ta duke u konsideruar prapë si vite kontributdhënëse, e po ashtu të tilla të numërohen edhe vitet pasuese deri me funksionalizimin e Trustit pensional në korrikun e vitit 2002. Kjo nismë qytetare, këtë të drejtë e kërkon edhe për gjithë ata që dhunshëm janë dëbuar nga puna nga pushtuesi serb në vitet 90-ta”, thuhet tutje në komunikatën e SBASHK-ut.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023